Bashkia Përmet është shpallur fituese në konkursin ” Festat Lokale” të financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me projektin RisiAlbania , me projekt idenë ” gatimet e Gjysheve.

Eventi Gatimet e Gjysheve do të zhvillohet në datën 14 Gusht 2018 në qendër të fshatit Kosinë, në vigjilje të festës tradicionale  – Shën Mëria e Kosinës. Gjatë eventit, 3 gjyshe përmetare do të përgatisin live disa gatesa tipike lokale duke u shpjeguar të pranishmëve, mënyrën tradicionale të gatimit. Gjyshet do të shoqërohen nga disa vajza dhe djem të rinj të cilët do të simbolizojnë njohjen dhe përcjelljen e traditës së gatesave tipike nga njëri brez tek tjetri. Eventit do ti bashkohen edhe Sazet e Përmetit të cilët do të performojnë këngët e njohura përmetare si dhe do të ketë aktivitetet të lidhura me njohjen e fshatit, vizitën e kishës dhe të shtëpive tradicionale prej guri etj. Festa ka qëllim të promovojë kulinarinë e pasur të zonës duke kthyer vëmendjen nga ruajtja dhe trashëgimi i saj si një pjesë e rëndësishme e traditave të kësaj treve. Fshati Kosinë është nga më tradicionalët dhe ka një nga kishat më të vjetra në zonën e Përmetit. Festa fetare e Shën Mërisë së Kosinës zhvillohet cdo vit në datë 15 Gusht dhe kjo do të bëjë të mundur qëndrueshmërinë e realizimit të eventit Gatesa e Gjysheve, çdo vit. Në qytetin e Përmetit ka disa festa të cilat tashmë zhvillohen çdo vit dhe përfshirja e fshatrave kryesorë të bashkisë në realizimin e eventeve të kësaj natyre do të bëj të mundur diversifikimin e tyre duke rritur më tepër vizibilitetin dhe atraktivitetin e Bashkisë Përmet.    

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment