Dje, në Kinemanë e Qytetit, u zhvillua aktiviteti i parë hapës vendor i Programit ROMACTED, program i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Këshilli i Europës.
Qëllimi i këtij projekti është promovimi i fuqizimit të komuniteteve rome dhe egjiptiane me qëllim nxitjen e përfshirjes sociale.
Aktiviteti kombinoi elementë të muzikës rome dhe shfaqjen teatrale, Dramën “Pjata prej Druri”. 
Në aktivitet ishin të pranishëm Kreu i Këshillit të Evropës në Shqipëri z. Neukrich, Drejtori i Agjensisë për Vetqeverisje Vendore Z. Murati , Kryetari i Bashkisë z.Shupuli dhe Z. Taho, Drejtor i Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment