Festohet për të tretën herë Dita e Verës në Përmet. Sheshi i qytetit ishte plot me vizitorë vendas dhe të huaj. Fëmijët argëtoheshin duke parë nga afër këndin e blegtorisë, ku ishte inskenuar jeta fshatareske, ndërsa në sfond shëtitjet nëpër stenda shoqëroheshin nga tingujt e muzikës përmetare dhe asaj moderne. Veçantia e kësaj dite ishte dhe panairi i kulinarisë ku të pranishmit mund të konsumonin produktet e përgatitura nga duart e amvisave përmetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment