Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet organizoi një aktivitet me fëmijët e Kopshtit Nr. 2, më 02.03.2018. Fëmijët u angazhuan në një lojë për të kuptuar Bashkimin Europian. Në fund të gjithë fëmijët ngjyrosën flamurin e BE.

Fotoja e parë tregon që fëmijët e kuptuan qartë mesazhin: Së bashku mund të bëjmë punë më të mira dhe më shpejt.