Falenderojmë z. Arjan Culli për dhurimin e lodrave në Kopshtin Nr.2 të qytetit të Përmetit.

Z. Culli në emër të nënës së tij znj. Marjanthi Culli, edukatore shumë vite më parë pranë këtij kopshti në Përmet dhe në prezencën e Kryetarit të Bashkisë z.Niko Shupuli, edukatores së shumë brezave znj.Mite Ndreu dhe stafit aktual të edukatoreve , dhuroi lodra për fëmijët e kopshtit të qytetit të Përmetit.

Ai shprehu me gjithë kënaqësinë se :  Të ndodhesh mes fëmijëve është mrekulli nga me sublimet.  Çfarëdo t’iu dhurosh nuk ka të krahasuar me atë c’ka merr nga ata….buzëqeshje dhe dashuri që në këto kohë disi të harlisura dhe dalldisura po n’a privohen.

Falenderojmë z.Culli për kontributet e mëparshme në aktivitetet kulturore të Bashkisë Përmet dhe kontributet në vazhdim. Kontribues të tjerë janë gjithmonë të mirëpritur në Bashkinë Përmet.