PRIORITET MIRËMBAJTJA!

Në ditë festash apo të ftohta  punonjësit tanë janē në terren për të mirëmbajtur rrugët rurale në Bual, Kosinë, Taborë, Qilarisht si dhe ne lagjet e qytetit. Punë të vogla, por shumë të domosdoshme për komunitetin.
Vazhdojmë me rrugët e tjera.
Mirëmbajtja e rrugëve rurale prioriteti ynë.

GËZUAR 2020!

Sot në këtë ditë të vecantë të ndërrimit të viteve dua të uroj nga zemra gjithë përmetarët kudo që ndodhen Gëzuar Vitin e Ri 2020! Një urim të vecantë për të gjithē fëmijët  dhe të rinjtë që i japin dritë ?dhe energji të vecantë qytetit, të moshuarit dhe veteranët, të gjithë ata që me punën e tyre i kanë…

ME NXËNËSIT E DALLUAR!

Me nxënësit e dalluar në bashkinë e Përmetit. Krenaria e familjes, shkollës dhe gjithë qytetit. Sot nxënës shembullorë, nesër profesionistë të zotë, qytetarë model të Shqipërisë evropiane! Faleminderit Mirela Kumbaro për librat e dhuruara!

ORGANIZATA “NJERËZ DHE IDE”!

Organizata “Njerëz dhe Ide”në bashkēpunim me kryetaren e bashkisë Përmet Znj. Alma Hoxha organizuan takimin e parë me 22 gra fermere kryesisht nga fshati Kosinë dhe gra të tjera që merren me biznes, të cilat prodhojnë një produkt jo industrial duke pasqyruar vlerat tona, por dhe për t’i dhënë një shtysë zhvillimit ekonomik dhe social…

TERRA MADRE DAY!

Terra Madre Day (Dita e Tokës) organizuar nga Slow Food me mbështetjen e bashkisë Përmet është kthyer në një ditë festive të përvitshme. Terra Madre Day mblodhi sot së bashku anëtarët e Slow Food Përmet, të cilët ndajnë mes tyre vizionin e një sistemi ushqimor që mbështet ekonomitë lokale, që respekton mjedisin, biodiversitetin, shijen dhe…

KONSULTIME PUBLIKE!

Vazhdojnë takimet publike në kuadër të miratimit të Paketës Fiskale 2020.
Përfaqësuesit e bizneseve u njohën me taksat dhe tarifat që do të paguajnë vitin e ardhshëm.

Dëgjuam me vëmendje sugjerimet e tyre, të cilat do të reflektohen edhe në projekt-propozimin,para se Paketa Fiskale 2020 të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.

#DëgjesaPublike
#BashkiaPërmet

PËRMETI SOLIDAR!

M I R Ë NJ O H J E DHE F A L E N D E R I M E Për të gjithë ata që iu bashkuan nismës së #BashkisëPërmet #Përmeti solidar , duke dhuruar të ardhura, ushqime e veshmbathje.Faleminderit të gjithë përmetarëve për ndihmesën, por mbi tē gjitha për solidaritetin dhe dashurinë.Faleminderit Shoqatës Kulturore Përmeti për…