Lavdi Brigadës së VI-të Sulmuese, e cila me kontributin e saj të vyer në luftën për çlirimin e atdheut u quajt “Heroinë e Popullit” .
Brigada e 6-Sulmuese u krijua në Përmet më 26 janar 1944 në kulmin e operacionit armik të dimrit.Ishte e para brigadë partizane në Qarkun e Gjirokastrës dhe në përbërjen e saj u rreshtuan batalione partizane të këtij qarku , të cilët ishin sprovuar në fushën e luftës dhe kishin fituar një përvojë të madhe. Ajo përshkoi një rrugë të gjatë luftarake ku dhanë jetën 203 dëshmorë nga të cilët 10 heronj të popullit. Sakrificat e saj ishin të panumërta, kontributi i saj ishte i madh në clirimin e disa qyteteve dhe krahinave të vendit. Në luftimet e zhvilluara spikati gjithmonë guximi dhe trimëria. Rruga luftarake e saj ishte e lavdishme dhe heroike.
Në 77-vjetorin e krijimit të Brigadës së VI Sulmuese, kujtojmë rrugën luftarake të saj, trimërinë, guximin, vendosmërinë, aftësitë organizuese e drejtuese të komandave e të shtabeve në aksione e beteja të përgjakshme me forcat naziste. Krenar dhe mirënjohës për të gjithë ata që e deshën atdheun aq shumë duke dhënë jetën për të.
Dil nëno dhe shiko jashtë,
si lufton Brigada e gjashtë.
Trimat tanë të Shqipërisë,
sollën dritën e lirisë,
në këtë tokë plumb të rëndë,
me mençuri, pushkë dhe këngë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment