Përmeti dhe lulet kanë një lidhje aq të madhe ndaj dhe me të drejtë qyteti jonë cilësohet si “Qyteti i Trëndafilave”.
Ardhja e sezonit të pranverës i gjen lulishtet dhe oborret e shtëpive përmetare plot ngjyra.
12-Marsi i kushtohet mbjelljes së luleve dhe kështu zyrtarisht sezoni pranverës ka ardhur.
Dedikuar kësaj dite në mjediset e gjimnazit “Sami Frashëri”, Bashkia Përmet , Njësia e Integrimti Evropian,  në bashkëpunim me AKZM dhe nxënës të gjimnazit u bënë bashkë për ti shtuar më shumë ngjyra mjedisit duke mbjellë lule 🌸🌺dhe trëndafila.🌹🌷
Të pasurojmë natyrën e cila na mbush shpirtin çdo pranverë.